Maqedoni

Drejtori i ESHS, Simovski: Ju bëj thirrje qytetarëve të mos japin të dhëna të rreme në regjistrim, gjithçka do të kontrollohet

Shpërndaje

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski sot në konferencë për shtyp e paraqiti metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e regjistrimit në prill.

Aj tha se krahas bazave të MPB-së, në të cilën është regjistruar hyrja dhe dalja nga shteti, do të përdoret edhe baza e Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të dhëna tjera.

“Gjithçka mund të kontrollojmë kështu që bëj thirrje por edhe potencoj se gjithçka do të kontrollohet. Askush të mos përpiqet të japë të dhëna të rreme për shkak se kjo është e kontrollueshme”, tha Simovski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta kuptojnë këtë operacion seriozisht për shkak se është në interes të të gjithë qtyetarëve.