Maqedoni

Qeveria propozon Fërçkovskin për ambasador në SHBA, VMRO: Po dërgoni një kriminel për ambasador

Shpërndaje

Ish-Ministri i Brendshëm dhe Punëve të Jashtme Ljubomir Fërçkovski është propozimi i ri i Qeverisë për ambasadori i Maqedonisë në Uashington. Tani prite përgjigje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE të cilët kanë thënë se në momentin kur SHBA po reagon në lidhje me nivelin e korrupsionit në vend, qeveria po propozon një njeri i cili njihet për veprimet e tij kriminale.

“Ljubomir Fërçkovski është njeri i cili nuk lidhet me projekte por me skandale. Përderisa ishte në MPB dhe MPJ kanë ndodhur privatizimi, ndryshimi i flamurit, vrasje dhe grabitje”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-së, përcjell SHENJA.