Tetovë, autoambulanca për pak “bëhet copa” nga pengesa në rrugë! (Video)
Pas disa kërkesave nga qytetarët në rrugën ku kanë ndodhur shumë aksidente, kryetarja e Tetovës ka dhënë urdhër që të bëhet kinse një pengesë duke shtruar disa begatona mbi asfallt, por pa sinjalizim dhe pas kësaj pengese makinat kanë hasur në probleme të shumta, njofton ALBAZONE MEDIA.
Pas disa probleve edhe sonte një autoambulance ka ‘fluturuar’ duke mos e parë se aty ka pengesë.
Reagimi dhe postimi Arianit Xhaferi në Facebook:
Kur i kërkohet Teutës të zgjidhë një problem, dhe ajo shkakton probleme tjera. Pengesat e shpejtësisë duhet të ekzistojnë, por nevojitet dhe sinjalistikë vertikale, dhe ndriçim.
Në këtë autoambulancë mund të ketë patur një pacient në aparate… dhe shkojnë në p*dh të nënës edhe aparatet, edhe instrumentet, edhe infermieret, edhe pacientët, edhe doktorët…
Do thoja se duhet dikush të mbajë përgjegjësi, por për një gjë të tillë duhet të kesh fytyrë, nder, kurriz, dinjitet, njerzillëk…
Teuta jonë s’i ka të njohura këto terma.