Slogani ‘Krejt dhe Drejt’, ja cili është shpjegimi i Albin Kurtit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka komentuar sloganin e VV-së Krejt dhe Drejt.
Kurti ka thënë se me këtë nuk po mendojnë pushtetin por daljen e qytetarëve në votime, përcjell Syri.net Kosova.
“Për besë nuk ka të bëjë asgjë me ato insinuata ose imagjinata. Ne kur themi drejtë mendojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në referendum sepse kemi bërë koalicionin parazgjedhor dhe rrjedhimisht i kemi shndërruar zgjedhjet në referendum sepse situata është e tillë”, tha Kurti.
“Duhet bërë një prerje në mes të keqpërdorimeve dhe një rikthimi te qeverisja e mirë e pranverës 2020 që zgjati gjithsej 50 ditë”, shtoi ai.
“Nuk ka të bëjë me pushtetin. S’ka të bëjë me pushtetin, Ka të bëjë me qytetarët që të dalin në zgjedhje në referendum mandej krejt duhet të dalin”, tha Kurti.
Ai tutje deklaroi se do të ecin drejtë pa devijimet dhe korruptimet.