RajoniTop Lajme

Mediet serbe shkruajnë se prokuroria e Hagës i kishte ofruar shefit të Sigurimit Shtetëror Serb miliona dollarë të shkatërrojë Millosheviqin

Shpërndaje

Ish-prokurori kryesor i Tribunalit të Hagës Xhefri Najs i ka ofruar shefit të sigurimit shtetëror serb Radeta Markoviç të bashkëpunoj me Prokurorinë Speciale dhe të dëshmojë në gjykimin e Slobodan Millosheviqit, ka deklarur një nga avokatët e Markoviçit, Goran Pteronijeviç, shkruan “Pravda”.

Sipas tij, vetë Najs në bisedë Markoviçit që asokohe ka qenë në paraburgim i ka ofruar “ gjithçka”. “Komplet identitet i ri, zhvendosjes me familjen në një shtet të tretë, sigurim pasurie deri në fund të jetës, ku janë përmend 3 milionë dollarë” ka deklaruar Petronijeviç për TV Prva.

Por , Markoviç nuk ka pranuar. Ai ka shkuar për të dëshmuar në Hagë dhe dëshmoi si dëshmoi, gjë që prokurorit të Hagës nuk i ka pëlqyer.

“Ky ishte një hap shumë i keq i prokurorisë, hap i tillë nuk duhet të ketë” ka thënë Petronijeviç, duke komentuar rolin e prokurorit në procesin e bisedave me dëshmitar bashkëpunues.

Në këtë kontest përmendi edhe rastin e “grusht-shtetit” që u bë në Podgoricë, ku siç deklaroi ai të akuzuarit të parë Bratislav Dikiç i është ofruar gjithçka ashtu që të akuzoi Frontin Demokratik dhe të deklaronte se ishte planifikuar vrasja e Milo Gjukanoviçit.