Maqedoni

A jeni për një BDl të Ali Ahmetit apo për BDl të Musa Xhaferrit?

Shpërndaje

Shkruar nga D.V

Ali Ahmeti mund t’ia dal pa BDl-në por kjo e fundit assesi nuk mund të imagjinohet pa Ali Ahmetin.Këtë e kanë dëshmuar dy decenie të fitoreve të parreshtura politike dhe në krahë të kësaj jo vetëm që kjo parti është bërë kaq e fuqishme, por njëkohësisht janë ngritur shumë figura politike përkrahë gjeneralit të madh të fitoreve ushtarako-politike.

Ali Ahmeti e dëshmoi se ai është një i pamposhtur por të tjerët që synojnë pasardhësin e tij nuk do ta kenë këtë luks sepse nuk e kanë atë bagazh të tij dhe aq më tepër kur ata nuk kanë më një përkrahje popullore dhe as rejting.

Pa Ali Ahmetin në BDl do të humbin të gjithë ,sepse sa herë që dëgjojnë kundërshtarët politik nga jashtë, e shohin një shans të vetëm për të marrë fitoren e parë.Por cfarë bëhet me kundërshtarë të brendshëm si Musa Xhaferi nëse ai do merrte hipotetikisht drejtimin e partisë me obortarët e tij që po bëjnë një luftë të vazhdueshme për tia arritur këtij qëllimi të tyre të madh?!.

Pas gjithë kësaj atëherë rëndom lind pyetja e madhe: A jeni për një BDl të Ali Ahmetit a po për BDl të Musa Xhaferrit? Pas publikimeve të fundit në media simpatizues të BDl-së kanë nisur një fushatë në formë pyetjeje se me cilin do donin që BDl te jetë, pra me një BDl të Ali Ahmetit a po për BDl të Musa Xhaferrit?

Nëse jeni me Ahmetin sipas disa simpatizuesve vendos foton e Ali Ahmetit duke përdor edhe hashtag #MeAliAhmetin

Ali Ahmeti apo Musa Xhaferi dy protagonistë që gjatë kohë kanë qëndruar përkrahë njëri-tjetrit në politikën e fitoreve të mëdha në taborrin shqiptarë por është figura e Ali Ahmetit ajo që e ka mposhtur cdo kundërshtarë politik .Bagazhi i tij kombëtarë është shumë më i madh se i cdo politikani tjetër që aktualisht vepron në Maqedoninë e Veriut.Gjeneza e kësaj është tek veprimtaria e tij kombëtare prej deceniesh për kauzën shqiptare gjithandej në hapësirat shqiptare përfshirë edhe Kosovën në vecanti.Më pas kontributi i tij ishte jashtëzakonshëm në konfliktin që ai e udhëhoqi në Maqedoni dhe më pas në politikën e tij të pamposhtur.

BDl me Ahmetin dhe pa të nuk mund të jetë kurrë njësoj dhe nëse kjo parti e do edhe një fitore tjerër të rradhës në zgjedhjet lokale duhet ta ketë në krye fituesin e madh .Të tjerët që synojnë kreun janë figura të konsumuara që do ta humbin BDl-në dhe do ti gëzojnë kundërshtarët e tyre politikë që e shohin shansin të bëjnë dicka pa Ali Ahmetin në krye.