Maqedoni

Arratisja e Mijallkov, Kasami: Nëse nuk gjendet fajtori do të kërkojmë përgjegjësi politike

Shpërndaje

Kreu i Besës, Bilall Kasami gjatë emisioni Click Plus theksoi se si pjesë e qeverisë do të kërkoj përgjegjësi nga organet kompetente për lëshimet që kanë ndodhur në arratisjen e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Nëse nuk gjenden lëshimet që kanë ndodhur në ndonjërin nga insittucionet pjesë e ekzekutivit atëherë Kasami tha se do të kërkoj përgjegjësi politike.

“Janë policia, prokuroria dhe gjykata. Përgjejgësia duhet të kërkohet nga këto. Ne do të kërkojmë llogaridhënie për këtë rast dhe nëse nuk gjendet fajtori i vërtetë drejpërdrejt i lidhur me këtë arratisje ne do të kërkojmë përgjegjësi politike“, tha Kasami.

Kasami tha se do të kërkoj nga ministri i Brendshëm, Spasovski në detaj se si kanë ndodhur këto lëshime pasi nga gjyqsori një gjë e tillë nuk mund të kërkohet.

Si kërkesë urgjente tha Kasami do të jetë të lokalizohet personi në fjalë dhe më pastaj të kërkohet llogari.

Kasami më tej shtoi se Maqedonia po dështon të rreformoj gjyqsorin si pasoj e ndryshimit të elitave politike.