Maqedoni

Qeveria: Regjistrimi realizohet në muajin prill

Shpërndaje

I pyetur se si i komenton Qeveria mbledhjen e nënshkrimeve nga VMRO-DPMNE-ja për anulimin e të regjistrimit të popullatës, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se ekzekutivi është i bindur se ky proces do të realizohet.

“Regjistrimi përfundimisht do të realizohet në muajin prill. Metodologjia është definuar, vijojnë të gjitha përgatitjet. Nga data një fillon regjistrimi i popullatës jo rezidente. Ky operacion statistikor do të realizohet”, tha mes tjerash Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.