Reagon Cramon ndaj hartës skandaloze të Lajçak: Unë nuk do ta përdorja
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pasi në zyrën të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Emisarit Lajcak, shihet një hartë, ku Kosova është pjesë e Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Cramon ka thënë se nuk do ta përdorte një hartë të tillë.
“Jo e dobishme nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo natyrisht nuk është zyra ime”, ka thënë Cramon.
Ndryshe, Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE-së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.