Kurti takon Abbottin, diskutojnë për formimin e qeverisë dhe dialogun me Serbinë
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott me të cilin kanë biseduar për formimin e qeverisë së re , menaxhimin me pandeminë dhe dialogun me Serbinë.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, nga LVV-ja kanë njoftuar se gjatë këtij takimi, Kurti ka folur edhe për bashkëpunimin mes qeverisë së re e opozitës.
“Punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë janë çështje kyçe tha Kurti. Ai foli edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e LVV-së.