Antarktidë, një ajsberg gjigand çahet në dysh (Video)
Një ajsberg i gjigant është shkëputur nga platforma e akullit lundrues në Antarktidë, njoftoi organizata britanike “Antarctic Survey” (BAS).
Ajsbergu, me një sipërfaqe prej 1,270 kilometra katrorë (thuajse i madh sa 1,300 km katrorë që shtrihet kryeqyteti italian i Romës), ishte pjesë e plaformës së akullit “Brunt”, 150 metra i trashë dhe i vendosur përgjatë bregdetit veri-perëndimor të kontinentit.
Aty, shtojnë studiuesit britanikë, një çarje e qëndrueshme kishte ekzistuar për gati katër dekada; vitet e fundit ajo ka filluar të përparojë drejt veriut me një shpejtësi prej katër kilometrash në vit dhe me një shpejtësi prej një kilometri në ditë që nga muaji janar 2021.
Gjigandi i akullit, u shemb në det jo shumë larg bazës së përhershme “Halley VI”. Ekipi kërkimor 12-anëtarësh, ishte larguar nga stacioni më parë këtë muaj për shkak të dimrit që po afron.