Ahmeti: Artan Grubi nuk shkarkohet (Video)
Pas debatit disa orësh në selinë e BDl-së në Reçicë të Vogël, vetë lideri Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit para mediave tha se sonte nuk ka pasur asnjë shkarkim dhe se fare nuk është biseduar për shkarkime.
Ali Ahmeti
“Nuk është biseduar fare për tërheqje, është biseduar për parim, është biseduar për strategji, për program, për detyrat që na presin si qeveri por normalisht do të japim llogari dhe kurrën e kurrës nuk kam kërkuar që të mbyllet mendimi ndryshe, për herë kam qenë ithtarë dhe kam inkuraju që gjërat të fliten hapur, vëretjet të fliten hapur”, theksoi Ahmeti.