Rajoni

“Vlera e jetës përmes fotove”, Rama: Dashuri në kohërat e vaksinës

Shpërndaje

Vaksinimi vazhdon. Kryeministri Edi Rama ka postuar disa fotografi nga ambientet e vaksinimit të të moshuarve nga qytete të ndryshme ndërsa shkruan se ky është një moment reflektimi.

Në këto kohë të vështira vijon më tej kreu i qeverisë, kuptojmë vlerën e jetës e njëri-tjetrit që pasqyrohet në galerinë e fotove me kujdesin për të moshuarit.

“Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit, si në këto foto ku një nip shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit. Shumë dashuri në këtë galeri fotosh. Kaq duhet” shkruan Rama.