Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, Vetëvendosje falënderon votuesit e saj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Në këto zgjedhje VV ka marrë 49.95 qind të votave, duke u renditur kështu si partia e parë.
Për këtë Vetëvendosje ka falënderuar votuesit e saj për mbështetjen.
“Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falënderojmë Vullnetarët për punën e madhe. Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt!”, shkruhet në komunikatën e VV-së.
Rezultatet perfundimtare ne zgjedhjet e 14 shkurtit ne Kosove:
Lëvizja Vetëvendosjes do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, ndërkohë që 39.6 për qind janë gra në këtë listë fituese.
Me ligj është e përcaktuar që minimumi një e treta e deputetëve duhet të jenë gra. Më shumë se minimumi i kërkuar ka edhe AAK-ja që doli e katërta. Nga tetë deputetë, tri janë gra.
Ndërkohë, PDK-ja si e dyta me 19 deputetë është pak nën minimumin e kërkuar. 31.6 për qind të deputetëve i ka gra. Gjithsej gjashtë deputete do të jenë në Grupin parlamentar të PDK-së.
LDK-ja ka fiks aq sa është minimumi i përfaqësimit të grave me ligj, 33.3 për qind. Nga 15 deputetë, pesë janë gra.
Gjithsej në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse do të jenë 44 deputete apo 36.6 për qind. Në legjislaturën e fundit ishin 39 deputete, pesë më pak se që do të jenë në legjislaturën e re.