BotaRajoni

Ministri turk i Mbrojtjes takohet me homologun shqiptar

Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria turke e Mbrojtjes, ministri Akar ka pritur homologun shqiptar Peleshi me një ceremoni zyrtare në ministri.

Dy ministrat fillimisht zhvilluan takim bilateral dhe më pas drejtuan takimet ndërmjet delegacioneve. Në bisedime u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me bashkëpunimin dypalësh, të sigurisë rajonale, çështjet e mbrojtjes dhe të industrisë së mbrojtjes. Në takim nga ministri Akar theksi u vendos në bashkëpunimin e afërt mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Ndër të tjera në takimin ku Akar ka shprehur rëndësinë e mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit të përhershëm në Ballkan, u bisedua gjithashtu rreth mundësisë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe arsimit ushtarak mes dy vendeve si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër organizatës terroriste FETO.