Rajoni

Çfarë ndodhi me Dritan Lelin? Flet Rama: Mesazhi im ishte i thjeshtë dhe i shkurtër, ai refuzoi…!

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama flet mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24. Rama u ndal te çështjet më të rëndësishme të aktualitetit politik në vend, kryesisht listat e kandidatëve për deputetë të PS.

Në intervistën e parë televizive, pas publikimit të listave të PS, kryeministri u shpreh se “S’ka ndodhur asgjë, unë i kam kërkuar të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar, dhe kaq. Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam cuar, se nuk isha dot i pranishëm dje. Shumë i thjeshtë, shumë i shkurtër, pa asnjë ekuivok, që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin, kaq. Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk ka pse të jetë në skuadër. Kaq e thjeshtë është. Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërisë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC të Vlorës”, tha Rama.