“Mua më kanë nxjerrë dhe pa brekë fare”! Rama: Turp t’i ofrojmë Berishën vendit në 2021
Kryeministri Edi Rama sulmoi listën e ofruar nga Partia Demokratike në këto zgjedhje. Ai e sheh si të pashpresë dhe për të ardhur turp listët me emrat që ofron PD.
Rama shprehet se është turp që ka ata për kundërshtarë në vitin 2021, dhe i bëri një analizë disa prej personazheve.
“Unë nuk kam fyer njeri, këto janë personazhe pjesë të një grupi që është turp t’i ofrohet Shqipërisë në vitin 2021.
Ore nuk kam asnjë problem se më kanë nxjerrë dhe pa brekë fare, po shif këta.
Unë Vangjel Dulen e kam pasur aleat, dhe nuk i heq asnjë presje, Shpëtim Idrizin e kam pasur në parti, dhe atij i kam kërkuar gjatë mandatit të parë që të rikthehet reforma, ndërsa tani shife ku i ke, bashkë me Mesila Dodën, jepen nga PD.
Shifni listën e tyre, gjysmën i kanë personazhe humoristike.
Më vjen turp kur mendoj që alternativa jonë është kjo në vitin 2021. Turp t’i ofrojmë Berishën në 2021.
Pastaj ky Dash Shehi, ça është ky sot, s’ka PD-ja të rinj për t’i nxjerrë, e shkojnë tek Dash Shehi, ça sjell ky, faqoren e rakisë”