RajoniTop Lajme

Anketa: Anton Quni më i votuari për ta drejtuar LDK-në

Shpërndaje

Mbi 300 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës do mblidhen nesër për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie. Ndërkohë, kandidaturën deri tash e kanë bërë publike, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Ndërkohë, në një anketë të realizuar nga KosovaPress, del se Anton Quni është më i pëlqyeri i votuesve për ta drejtuar LDK-në.

Ishin 4297 persona që kanë votuar në anketën “Kush duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së”, anketë kjo e hapur ditë më parë.

Prej këtyre votuesve janë 1740 ose 40 përqind që kanë votuar për Anton Qunin. Pas tij, 686 vota ose 16 përqind ka marrë Lumir Abdixhiku.

Një numër i madh i votuesve thonë se duan dike tjetër. Janë 15 përqind ose 627 që kanë votuar këtë opsion.

Kurse, i treti me vota është Lutfi Haziri. Ai ka marrë 300 vota ose 7 përqind.

E djali i ish presidentit Ibrahim Rugova, Uka, ka marrë 7 përqind ose 290 vota. Menjëherë pas tij është renditur Kujtim Shala i cili është votuar nga 281 persona ose 7 përqind. Ndërsa, Besjan Mustafa u votua nga 88 persona.

Përderisa janë 285 persona ose 7 përqind që kanë votuar se nuk e dinë.