Rajoni

Hapja e Ambasadës në Izrael u bë me dekret të ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë këshilltari i Vjosa Osmanit

Shpërndaje

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e ushtrues detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka deklaruar së fundi në një reagim këshilltari i saj, Bekim Kupina.

Ai thotë se hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael, është bërë me dekret të ish-Presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael nuk është bërë me dekretin e u.d. Presidentes Vjosa Osmani, por me dekret të ish-Presidentit Thaçi.

Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 për hapjen e kësaj Ambasade është nënshkruar nga ish-Presidenti, Hashim Thaçi, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për hapje të ambasadës me seli në Jerusalem.

Pra, dekreti për hapjen e kësaj Ambasade është përpara se Vjosa Osmani ta marrë detyrën e u.d. Presidentes”, shkruan Kupina, njofton Klan Kosova.