MaqedoniSport

As kampioni olimpik, Shaban Tërstena nuk i shpëtoi Koronës! (Foto)

Shpërndaje

Kampioni olimpik, Shaban Tërstena, ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në facebook se është prekur nga pandemia Covid-19.

Ai ndjehet më mirë, ndërsa shprehu mirënjohje për personelin mjekësor, të cilët sipas tij, janë heroinat e vetme.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq e mir, Zoti qoftë me ne çdo ditë, bota e njerzimit është në luftë që nji vite dhe vazhdon akoma kundër një armiku të padukshëm që hyn në trupin tonë.

Të dashur miq të mi sportiv, e vërtetë unë jam një kampion, por këta mjekë janë heroinat më të mëdha, të cilat për një vit ditë e natë, çdo sekondë ishin në luftë për të shpëtuar jetën e popullit kjo është jeta e kësaj bote, dikush rrezikon jetën e tij për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Shtatë miliardë njerëz kanë luftuar për 12 muaj për çdo ditë me një virus që ka marrë jetën e shumë njerëzve në çdo cep të botës, duke përfshirë edhe vendin tonë. Shumë miq e kanë pasur atë dhe e kanë kaluar me sukses me Covid-19, dashtë Zoti i madhë, që edhe unë ta kaloj lehtë.

Të dashur shokë ,erdhi momenti që pas një viti për herë të parë shëndeti im nga nata e kaluar u dobësua, nuk u ndjeva mirë, sot isha në Spitalin Sistina këtu në Shkup duke kontrolluar mjekët tanë heroinat tona dhe sidomos heroin e gjakut tim bija e vëllait që nga fillimi ishte gjithmonë afër meje Dr Timja Trstena të cilin e falënderojmë shume dhe përzemërsisht shkon per specalisten Dr. Patrcija Kalamaras dhe Dr Flora Ibrahimi ,megjithëse nuk kisha asnjë simptomë apo shenjë të virusit, por sipas testit dola pozitiv.

Tani më për një javë do të jem nën regjimin e terapisë dhe medikamenteve, kështu që miqtë e mi vazhdojnë të jenë të kujdesshëm sepse shëndeti është pasurija vetë jeta, është mbi gjithçka.

Dhe më në fund kërkoj falje që të gjitha takimet e planifikuara do të anulohen.