MaqedoniOpinione

Shtetësia, si e drejtë dhe barazi

Shpërndaje

Shkruan: Mr. Alil Fetai

Për të sqaruar këtë fenomen i cili me dekada të tëra mijëra qytetarë tanë kanë ngelur pa shtetësi nga laboratorët e këtij sistemi te devijuar dhe i ndyrë me dekada.

Shtetësia duhet kuptuar si një lidhje juridike relativisht e përhershme midis shtetit dhe individit.

Ku duhet filluar kështu: “ Çdokush ka te drejte për shtetësi. Asnjërit nuk duhet kjo e drejte ti mohohet apo merret ne një mënyrë te njëanshme e drejta për shtetësi, pra si edhe e drejta për te nderuar shtetësinë “, Kështu thotë ne forme koncize dispozita e Nenit 15 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga viti 1948 ku kjo zbatohen për çdo individ për njohje se pavarësisht se ku ndodhet, të drejtën për një lidhej juridike pa dallim se ku ndodhet.

Shtetësia dhe nacionaliteti, si dy terme po edhe nga e Drejta Ndërkombëtare paraqesin një lidhshmëri ku shpesh i përdorin ne një vend por nuk duhet çdoherë te jete ashtu, pasi qe shtetësia ne tërësi konfirmon ndenjen e identitetit te njerëzve ku po ashtu jep të drejtën e mbrojtjes së shtetit si dhe të të drejtave të tjera të shumta civile dhe politike.

Vërtetë, shtetësia ndonjëherë përshkruhet si një “e drejtë e pronës”.

SHTETESIA- Shtetësia mund të shikohet nga dy aspekte: si shprehje e sovranitetit shtetëror (domaine réservé) dhe si e drejtë e njeriut. E vërtetë është se shtetësia përbëhet nga të dyja këto përbërësit apo komponentët. Në zhvillimin historik, instituti juridik i shtetësisë ka lëvizur në drejtim nga sovraniteti ekskluziv dhe i pakufizuar i shtetit në drejtim të vendosjes së rrethit të personave të cilët janë shtetas të saj, në masën e kësaj të drejte sovrane që duket se është ndërkombëtare ligjore, pra normat e së drejtës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ky ndikim i drejtës ndërkombëtare pasqyrohet në faktin që shtetësia po rritet gjithnjë e më shumë si një e drejtë njerëzore, domethënë si e drejtë e një individi për nënshtetësi, dhe gjithçka në një mënyrë që të shmanget pa shtetësia.(apatridi ).

Shtetësia është jashtëzakonisht e rëndësishme për çdo qenie njerëzore.

Ajo përfaqëson një lloj bilete hyrëse e te gjithë atyre njerëzve që kanë një lidhje të veçantë me shtetin e shtetësisë .Shtetësia krijon një lidhje të veçantë midis një individi dhe shtetit, i cili u mundëson atyre për shfrytëzimin më të gjerë të të drejtave (civile, politike, ekonomike, te drejtat shoqërore dhe kulturore), por edhe një detyrim. Kështu, qe çdo qytetar ka një te drejte aktive dhe pasive dhe atë për te votuar, e drejta për një dokument udhëtimi, mundësia për të gëzuar mbrojtje diplomatike, si dhe të drejta të tjera absolutisht të rezervuara të qytetarëve(shtetasve).

Shtetësia është gjithashtu e rëndësishme pasi pika e lidhjes në marrëdhëniet private-juridike me elementin e huaj apo te jashtëm. Shtetësia shpesh është e rëndësishme në të drejtën penale dhe ndërkombëtare në përcaktimin e juridiksionit, si në procedurat e tjera.

Shtetësia si shprehje e sovranitetit shtetëror – Shtetësia është e rëndësishme për përcaktimin e rrethit të personave që përbëjnë qytetarët e një vendi apo shteti. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se tashmë ekzistojnë elemente tradicionale te shteteve ku ata janë si: territori, popullsia (e përhershme), pushteti shtetëror, si dhe zotërimi apo kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie me shtetet e tjera. Shtetësia mund të përcaktohet në disa mënyra, por duke filluar nga numri më i madh përkufizimit mund të konkludohet se kjo është një marrëdhënie juridike midis shtetit dhe individit që ka lidhje (e fortë) me shtetin përkatës.

Shumë domethënëse dhe si definicion i rëndësishëm ku shesh i cituar dhe i zbatuar i shtetësisë është ai që jepet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Çështjen Nottebohm (Nottebohm Case):”Në përputhje me praktika shtetërore, vendimet e arbitrazhit dhe gjykatave po edhe me mendimet e shkrimtarëve, shtetësia është një marrëdhënie juridike e mbështetur në një fakt lidhje shoqërore, ekzistenca e një lidhjeje reale, interesi dhe emocioni, së bashku me ekzistencën të drejtat dhe detyrimet reciproke.”

Shtetësia si e drejtë njerëzore – Shtetësia është një e drejtë e njeriut të cilat e shoqërojnë një numër të madh të dokumenteve juridike ndërkombëtare dhe atë:

– Deklarata Universale për të Drejtat e njeriut të vitit 1948- parashikojnë të drejtën e shtetësisë si të drejtë të secilit person .Me dekada të zbatuar , dispozita të shumta ku Deklaratat universale të të drejtave të njeriut janë bërë pjesë përbërëse e Ligjit ndërkombëtar për te drejtat e njeriut.

– Gjithashtu, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike të vitit 1966.në nenin 24, paragrafi 3, parashikonte të drejtën e shtetësisë, si të drejtë të gjithsecilit fëmije.

– Konventa e vitit 1989 për të Drejtat e Fëmijëve parashikon në Nenin 7, paragrafi 9,e drejta e fëmijës për shtetësi.

– Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve punëtorëve migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre, parashikohen në nenin 29 që fëmijët e punëtorëve migrantë kanë të drejtën e shtetësisë.

– Konventa për të Drejtat e Personave me aftësia e kufizuara, në nenin 18, paragrafi 2 njeh të drejtën e fëmijëve me aftësi të kufizuara për të fituar shtetësi.

Dy konventa të specializuara rregulluan çështjen e pozitës së personave pa shtetësi dhe çështja e zgjidhjes (heqjes) së fenomenit të pa shtetësisë ( apatridit ):

Konventa për statusin juridik të personave pa shtetësi që nga viti 1954 , dhe Konventa për Reduktimin e Numrit të Personave pa shtetësia që nga viti 1961.

Detyrim i shtetit është të mundësojë që çdo person të ketë (një) shtetësi dhe për të lehtësuar pozicionin e personave pa shtetësi derisa të hiqet paraqitja e pa shtetësisë (apartitid),tregon se e drejta e shtetësisë është e natyrshme për çdo qenie njerëzore. Ku këtu shume qarte dhe me te drejte ndërkombëtare është përcaktuar dhe qarte e kristalizuar ku çdo qenie njerëzore i takon e drejta e shtetësisë ne ndonjë shtet apo ne te cilin gjendet.

Në nivelin rajonal, për sa i përket rregullimit dhe parashikimit të shtetësisë shtetësia si një e drejtë njerëzore, shkoi më larg në kontinentin Evropian, nën kujdesin e Këshillit të Evropës.

-Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore ( KEDNJLTH ),së bashku me protokollet shoqëruese nuk parashikon ligjin mbi shtetësinë si një e drejtë e veçantë e njeriut.
Ama është simptomatike se në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJLTH), e drejta për shtetësi mbrohet indirekt, domethënë duke mbrojtur të drejtat e tjera të njeriut të parashikuara nga KEDNJLTH dhe protokollet shoqëruese. Ku kjo behet duke garantuar mbrojtjen e te drejtave të njeriut: si me poshtë : ndalimi i torturës (neni 3), e drejta në një gjykim të drejtë (Neni 6), e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare,(Neni 8), ndalimi i diskriminimit (neni 14) dhe përmes ndalimit të dëbimit kolektiv te huajve (neni 4 i protokollit nr. 4 i KEDNJLTH-re ).

– Nën kujdesin e Këshillit të Evropës në vitin 1997,u miratua Konventa Evropiane për Shtetësinë. Ku me këtë Konvente rregullohen: parimet e marrjes, mbajtjes, humbjes, ri-marrjes së shtetësisë, si dhe çështjet procedurale-juridike, shtetësia e shumëfishtë, pastaj shtetësia në kontekstet e seksioneve te shteteve ,detyrimet ushtarake dhe bashkëpunimi ndërmjet shteteve palë të Konventës. Këtu është shume e rëndësishme te theksohet se Konventa Evropiane për Shtetësinë -Njeh te drejtën e shtetësisë çdo qenie njerëzore.

Po ashtu ne këtë vije kemi edhe legjislativi për te drejtën e shtetësisë edhe ne Amerike.

Ku edhe këtu e kemi Konventën Amerikane për te drejtat njeriut, ku ne neni 20 parashikon që çdo person ka të drejtën e një shtetësie. Ne jurispodencën Amerikane për te drejtat e njeriut ku shumë me rëndësi është materia e kësaj te drejte e Jurispodences dhe Gjykatës Nder Amerikane për te drejtën e njeriut.

Duke pasur parasysh praninë e përhapur të përshkrimit të së drejtës për shtetësi si një e drejtë e njeriut, rregullore të tilla kanë ngritur disa parime në nivelin ligjor ndërkombëtar.
E drejta e shtetësisë si e drejtë e njeriut mbrohet nga ndalimi i pa shtetësisë( apatridi), e cila është bërë pjesë e së drejtës pozitive ndërkombëtare. Detyron të gjitha vendet e botës që të mundësojnë gëzimin e të drejtës së shtetësisë në mënyrë që ta shmangin shfaqjen e pa shtetësisë ( apatridi). Me tej është e ndaluar heqja jashtë dëshirës nga shtetësia ,ku njëkohësisht çdo njeriu i lejohet te ndryshojë lirisht shtetësinë dhe të marrë shtetësinë e shtetit për të cilin fitimi i shtetësisë plotëson kushtet .

Me rëndësi të veçantë është parimi i mosdiskriminimit në marrjen e shtetësisë.