Rajoni

AstraZeneca u konfirmua e sigurtë, Rama: Vaksinim, vaksinim, vaksinim

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vendimit të EMA-s që vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efikase në luftimin e coronavirusit.

Përmes një shënimi në Facebook, Rama shkruan se tashmë gjithë fokusi duhet të jetë te vaksinimi.

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA. Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita”, ka shkruar Rama.

Pas një takimi sot, Drejtoresha Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia “ka ardhur në një përfundim të qartë shkencor. Ajo është një vaksinë e sigurt dhe efektive”.