RajoniTop Lajme

Zyrtare, Daut Haradinaj kandidat për kryetar të Prishtinës

Shpërndaje

Daut Haradinaj është kandidati i AAK-së për Kryetar të Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjellë ALBAZONE MEDIA.

Haradinaj thotë se ky vendim erdhi pas shumë konsultimeve brenda partisë.

Postimi i tij i plotë:

Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin.

Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion.

Me këtë Aleanca e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.

Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar.

Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve.