Panikë te maqedonasit për regjistrimin masiv të shqiptarëve (Foto)
Sot ka arritur numri i 100.000 të regjistruarve nga diaspora, ndersa regjistrimi pritet të merr hov edhe më të madh ditëve në vijim. Shqipatrët në diasporë masovikisht po vazhdojnë të regjstrohen dhe numri pritet të rritet.
Ky mobilizim masiv i mërgatës shqiptare ka krijuar panikë tek maqedonasit. Kryetari i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski Bogojevski ka krahasuar mobilizimin masiv të shqiptarëve të cilët, sipas tij, nuk kanë problem as me virusin korona, as me sistemin, as internet të dobët, dhe as probleme me formularë, shkruan TS.
Sipas këtij reagimi, Bogojeski e sheh të gabuar bojkotin e regjistrimit nga ana e maqedonasve.
Bogojeski më herët ka reaguar edhe për thirrjet e kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Zv. Kryeministrit të parë në RMV, Artan Grubi.
“Albin Kurti duhet ta shohë oborrin e vet në Kosovë. Kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë dhe është e papranueshme. Artan Grubi, bën thirrje të regjistrohen shqiptarët dhe harron se është zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe gjithë qytetarëve të shtetit. Bujar Osmani, bën turne me para shtetërore që të regjistrohen shqiptarë dhe harron se MPJ është e Maqedonisë dhe se duhet të takohet me të gjithë nga diaspora e Maqedonisë”, ka deklaruar Bogojeski.