NPK “Mirëmbajtja” – Zhelinë, Drejtori Alili: Askush nuk do të paguajë as 1 denar më shumë se ç’duhet
“Nuk ka nevojë të shqetësohet asnjë qytetar i joni. Bisedohet per borxhe te trashëguara nga viti 2015, dhe ne si NPK ‘Mirëmbajtja’-Zhelinë kemi evidencë të borxheve. Qytetarët e dijnë borxhin e tyre gjithsecili. Qëllimi i dërgimit të letrave ndaj qytetarëve ka qenë njoftimi me borxhin e tyre. Asgjë më shumë”, ka informuar drejtori i kësaj ndërmarrje, Suad Alili përmes një njoftimi për mediat.
Sipas tij, kjo bujë u bë për shkak se, vendbanimeve si: Pallaticë, Trebosh, Uzurmisht dhe disa lagjeve që nuk janë kyçura në rrjetin e ujësjellësit, iu ka arritur letër ku potencohet “shërbim për ujë të pijshëm” gjë që këta fshatra nuk kanë rrjet të ujësjellësit dhe për këtë menjëherë u është dërguar njoftim për lëshimin teknik, se banorët e këtyre fshatrave nuk do të kenë detyrime pagesore ndaj NPK “Mirëmbajtja” Komuna e Zhelinës.
“Kurse, sa i përket letrave që u janë dërguar disa personave të të njëtës shtëpi, kjo ndodh si pasojë e mos paraqitjes së qytetarëve në komunë që t’i heqim nga lista e vjetër, dhe për këtë poashtu ju kemi dërguar shkresa deri në shtëpi, që të paraqiten në komunë me qëllim që mos figurojnë në sistemin e evidencave tona si borxhlinj, pra në të ardhmen mos iu dërgohen shkresa të tilla”, theksoi Alili.
Vlenë të theksohet se Drejtori aktual ka marrë detyrën në muajin shkurt të vitit 2021, kurse më parë NPK “Mirëmbajtja” – Zhelinë është udhëhequr nga disa drejtor dhe borxhet janë të trashëguara nga momenti kur ka filluar të funksionojë ndërmarja. Gabimet teknike që kanë ndodhur, qytetarët duhet që të lajmërohen tek ndërmjara që të përmirësohen dhe mos të ndodhin herave tjera, por borxhi ku nuk ka gabime teknike duhet të paguhet nga qytetarët për shërbimet e kanalizimit dhe ujit. Nga ndërmarja apelojnë tek qytetarët që të paguajnë obligimet e tyre, pasi nga mos pegesa e rregullt edhe ne si ndërmarje ngecim dhe nuk mund të ju shërbejmë në kohë.