MaqedoniTop Lajme

PE-ja nesër do të diskutojë dhe votojë raportin vjetor të Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Parlamenti Evropian nesër do të diskutojë dhe votojë për raportin vjetor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku grupi i të Gjelbërve dhe Socialistëve kanë dorëzuar propozime për ndryshime dhe plotësimin që i referohen sjelljes së papërshtatshme dhe provokative të autoriteteve bullgare.

Në amendamentin, përfaqësues të qeverisë bullgare akuzohen për deklarata provokuese për çështje historike që e prekin Maqedoninë e Veriut dhe thirren që autoritet bullgare të përmbahen nga ato deklarata edhe krahas rrjedhës së fushatës zgjedhore në Bullgari.

Propozimin e kanë dhënë katër eurodeputetë nga grupi i Socialistëve dhe të Gjelbërve: Tonino Picula (Kroaci), Tanja Fajon (Slloveni), Andreas Shider (Austri) dhe Marek Belka (Poloni), ndërsa në amendament qëndron se “dënohen deklarata e mëparshme provokuese të përfaqësuesve të qeverisë bullgare për çështje historike që e prekin Maqedoninë e Veriut e që është në kundërshtim me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe autoritetet bullgare ftohen që të përmbahen nga ato deklarata edhe krahas fushatës zgjedhore që është në vijim në Bullgari”.

Njëherësh në amendamentin e dytë përshëndetet përgjigja e pjekur dhe e balancuar e përfaqësuesve qeveritar të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre provokimeve.

Eurodeputetët bullgar kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër amendamenteve të propozuara nga Socialistët dhe Të Gjelbrit në Raportin për progresin e Maqedonisë së Veriut që siç vlerësojnë “përmbajnë kualifikime të papranueshme për Bullgarinë”.