Rajoni

Kufizim deri në ora 22:00? Komiteti shpall sot vendimin në ora 15:00

Shpërndaje

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shqipërisë po zhvillon mbledhjen me dyer të mbyllyra dhe se pritet që në ora 15:00 të japë vlerësimin mbi situatën pandemike, njëherësh nëse do të ketë edhe masa të reja kufizuese.

Mbledhja është njoftuar nga zyra për shtyp e ministrisë së Shëndetësisë dhe vjen një ditë përpara përfundimit të afatit të përcaktuar për masat, afat i vendosur më 19 mars pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për mirë-përcaktimin e tij.

Vendimet që do të rekomandoi Komiteti kanë sot vëmendje të madhe për faktin se të premten nis zyrtarisht edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas burimeve mësohet në mes anëtarëve të Komitetit po diskutohet që të rikthehemi te kufizimet e orës 22:00, por kjo pritet të mësohet në konferencën për shtyp që pritet të mbajë ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, së bashku me anëtarët e Komitetit.