Maqedoni

Zhbllokimi i Kuvendit, Zaev të enjten takon Xhaferin

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev nga e enjtja do t’i fillojë përpjekjet për të gjetur zgjidhje për Ligji e Shtetësisë, të propozuar nga opozita shqiptare dhe për t’i dhënë fund bllokadës së Kuvendit. Zaev i cili kohë më parë ironizonte me propozimin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, tani kërkon që bashkërisht me ta të gjej zgjidhje në përputhje me standard evropiane. I pari i Qeverisë para seancës për pyetje deputetësh do të takoj kreun e Kuvendit për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

Opozita i tregoi arsyet për bllokadën. Opozita shqiptare ka pretekst ligjin e shtetësisë. Të gjithë jemi për të, opozita maqedonase, shumica, partitë e bllokut shqiptarë, të gjithë. Duhet ta gjejmë mënyrën në bazë të standardeve, parimeve dhe mekanizmave evropiane – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Sipas Zaevit çështja duhet zgjidhur në Kuvend. Nëse nuk ka dalje nga bllokada, do të thirret takim liderësh.

Çështja i takon koordinatorëve të grupeve parlamentare sepse problemi është në Kuvend. Nëse nuk mund të zgjidhet aty, sigurisht që do të ulemi neve liderët të bisedojmë. Jo vetëm për këtë, por për çdo çështje vetëm të zgjidhen problemet – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Deklarata e kryeministrit vjen një ditë pas ofertës së opozitës shqiptare e cila i ofroi të gjitha partive parlamentare çelësin për të zhbllokuar Kuvendin. ASH-AAA kërkojnë që Qeveria të propozojë ligjin për shtetësi për të cilin pretendon se e ka të gatshëm, ta harmonizojnë me propozimin e tyre dhe të miratojnë ligj të përbashkët. Pas këtij veprimi opozita shqiptare thotë se do t’i tërheq të gjitha 30 mijë amendamentet e deritanishme./alsat