Showbiz

Adelina Thaçi: Ma kpute shpirtin o bab, shoku jem, dashnija jem

Shpërndaje

Ka vdekur sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima.

Humoristi vdiq nga koronavirusi në moshën 71 vjeçare.

Vajza e tij, Adelina Thaçi ka reaguar në rrjete sociale pas lajmit për vdekjen e babit.

Ajo i ka dedikuar disa fjalë emocionuese babait të saj në rrjetin social “Instagram” e ku tregoi se është shumë e pikëlluar për humbjen e babit të saj.

“Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime”, shkroi këngëtarja e pikëlluar përkrah një fotografie të aktorit.