Osmani: Qëllimi jonë është të fillojmë negociatat deri në samitin e qershorit të BE-së
Konsideroj se konferenca e parë ndërqeveritare dhe fillimi i negociatave duhet të mbahen menjëherë dhe pa anulime dhe punojmë ajo të ndodhë në samitin e qershorit të BE-së, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp, ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.
“Mendoj se porosia kyçe nga rezoluta e djeshme është se Republika e Maqedonisë së Veriut reflektoi dhe se tani është koha e BE-së të reflektojë dhe të gjitha këto rezoluta, konkluza, informacione të institucioneve evropiane vetëm e vërtetojnë perspektivën e shtetit”, ka thënë Osmani.
Ka shtuar se politikat e zgjerimit në BE sillen me konsensus dhe do të duhet pajtueshmëri nga gjitha shtetet anëtare.
“E dukshme është se kemi pasur mbështetje të qartë nga 26 shtete anëtare për tekstin e kornizës negociuese dhe fillim të negociatave që vitin e kaluar, por duhet pajtueshmëri nga gjitha 27 vendet që të mund të miratohet teksti dhe të mbahet konferenca e parë”, ka thënë Osmani.
Në këto ditë të fundit para zgjedhjeve në Bullgari, ka thënë ai mund të dëshiroj zgjedhje të suksesshme dhe formim të shpejtë të institucioneve me qëllim të vazhdojmë me komunikimin në pjesën e definimit të terminit për takim të komisionit të parë ndërqeveritar dhe me këtë të definohet plani i veprimit që e drejtojmë në kuadër të atij bashkëpunimi.
“Nuk besoj se në këto disa ditë para zgjedhjeve që atje janë javën e ardhshme, se mund të bëhet ndonjë progres esencial”, ka thënë Osmani.
Ka shtuar se në kalendarin tonë, target termin për fillimin negociatave është samiti i qershorit i BE-së, ndërsa sipas tij të gjitha shtetet anëtare punojnë në arritjen e këtij targeti kohor, ose fillimin e negociatave në qershor.
“Përshtypja ime është se edhe në kryesimin portugez, edhe te shtetet anëtare tjera kuptohet nevoja për fillimin urgjent të negociatave me RMV-në dhe mendoj se në këtë fazë kjo nuk është vetëm çështje e bindjes dhe vullnetit, por edhe në hapa konkret. Unë pres që ato hapa konkret të materializohen shpejtë në javët e ardhshme”, ka thënë Osmani.