Maqedoni

Mickoski shpalos kërkesat e takimit me Zaevin

Shpërndaje

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e ditës së hënë me kryeministrin Zoran Zaev do të shkon me kërkesa të qarta për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe formimin e Qeverisë së ekspertëve për të organizuar zgjedhjet lokale. Mickoski është i gatshëm për Qeveri të unitetit kombëtarë në të cilin nuk e sheh ai veten, por thotë se do ta ndihmon të njëjtën me qëllim tejkalimin e krizës ekonomike, shëndetësore dhe politike ën të cilën ndodhet shteti.

Jo, un nuk po flas për koalicion të zgjeruar. Qëndrimi im ishte se duhet Qeveri ekspertësh e cila do t’i organizon zgjedhjet lokale ose Qeveri për unitet kombëtar e cila do t’i shërben shtetit. Nuk them se unë dua të jem, nuk duhet dhe nuk dua. Do të ndihmoj gjithçka si lider i opozitës që ajo Qeveri të ketë sukses”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në takim do të diskutohet edhe për Kodin Zgjedhor dhe sigurimin e aparateve për regjistrimin e votuesve përmes vijave papilare në gishtërinj. Mickoski duket të jetë tërhequr nga ideja për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Sipas tij në lojë mbeten tre skenarë.

Do të bisedojmë. Mund si fillim të jenë vetëm lokalet dhe në bazë të rezultatit tyre edhe parlamentare. Janë tre skenarë: fiton pushteti, fiton opozita ose rezultat i barabartë. Në bazë të kësaj do të dihen hapat e mëtejmë”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për arsye shëndetësore të qytetarëve sot e kërkoi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov i cili kohë më parë u shkëput nga grupi parlamentar i LSDM-së, por që vazhdon ta mbështet shumicën parlamentare. Ditë më parë, opozita shqiptare hodhi dyshimet se takimi sipas tyre, monoetnik Zaev-Mickoski ka për qëllim anulimin e regjistrimit të popullsisë dhe ndërtimin e strategjisë së përbashkët kundër propozim-Ligjit për shtetësi./Alsat