Sonte ndryshon ora, akrepat shtyhen para për 60 minuta
Në natën mes të shtunës dhe të dielës, do të flihet një orë më pak.
Kjo për shkak të ndryshimit të orës nga ajo dimërore në atë verore, që do të thotë se akrepat shtyhen për 60 minuta.
Rëndom, ky ndryshim ndodh të dielën e fundit të muajit mars. Por ky mund të jetë ndërrimi i fundit i orës në Evropë.
Bashkimi Evropian më 2019 kishte votuar pro shfuqizimit të kësaj metode të matjes së kohës. Megjithatë, vendimi ua ka lënë shteteve anëtare të vendosin nëse do ta ndërrojnë orën dy herë në vit, apo do t’i bashkohen Unionit në këtë pikë.
Ende nuk dihet se cila orë do të jetë e përhershme për BE-në, verorja apo dimërorja.
Ndërkaq nuk dihet as nëse Kosova do të vendos njëjtë, pasi që deri tash nuk është diskutuar kjo çështje nga institucionet.
Ideja e ndërrimit të orës erdhi më 1907 nga anglezi Ëilliam Ëillett, me idenë e shfrytëzimit më të madh të mëngjeseve të hershme gjatë verës.