Sport

Momenti kur tentohet të hiqet nga stadiumi flamuri i Kosovës (Video)

Shpërndaje

Tensione pak minuta para sfidës mes Spanjës dhe Kosovës që do të zhvillohet në La Cartuja të Sevillës.

Gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla në stadium, pasi autoritet e Federatës Spanjolle të Futbollit kanë dashur t’ia marrin flamurin e Kosovës.

Numri një i Dardanëve, Lulzim Berisha, ishte ai që insistoi dhe nuk e dorëzoi flamurin.

Tani, Buzhala ka publikuar momentin e gjithë ngjarjes që ndodhi pak para ndeshjes, derisa ka shkruar: “Sapo e korrëm fitorën e parë, ama jo në fushë por në stadium. Erdhën autoritetet e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe kërkuan prej nesh me e heq flamurin e Kosovës, sepse sipas tyre nuk lejohet.

Dardanët, pra ne, në këtë rast të udhëhequr nga kryetari Luli Berisha, nuk e lejuam një gjë të tillë. Në këtë video mund ta ndiqni një pjesë të polemikës. Kjo vazhdoi edhe më pas. Në fund thanë: Në rregull, mbajeni”, shkroi Buzhala në Facebook.