Maqedoni

Omer Ajdini kërkon shkrepësen – Libri i Sociologjisë “kërkon” që shqiptarëve me ligj t’u ndalohet të lindin fëmijë!

Shpërndaje

Kryetari i FRASH-it Omer Ajdini ka reaguar në FB lidhur me përmbajtjen e librit të Sociologjisë për vitet e dyta të shkollave të mesme.

Ai e cilëson fashizoide përmbajtjen e librit në fjalë në pjesën që ka të bëjë me shtimin natyrorë.

Ja postimi i plotë:

Çfarë tmerri!

Nuk mund ta paramendoj që një tekst shkollor fëmijët maqedon mësojnë që rritja e natalitetit tek shqiptarët shkakton disproporcion në planin ekonomik, politik dhe social, andaj, duhet që të MERREN MASA KONKRETE, me të cilat lindja tek këto grupe do të KUFIZOHET, ose futet në suaza normale, kurse tek grupi etnik maqedonas lindja e fëmijëve të STIMULOHET!

Kjo pra shkruhet në librin e Sociologjisë për vitet e dyta, libër i cili tek fëmijët mbjell bindjen që shqiptarët duhet ose të sterelizohen si në të 70-tat në indi ose t’u ndalohet me ligj të bëjnë fëmijë sikur në Kinë!

Shkrepsen, ju lutem!

Ja dhe dëshmia se ky libër është lejuar përdorimin i këtij libri nga ana e Ministrisë së Arsimit më datë 30.09.2002 në atë kohë Ministër i Arsimit ka qenë Aziz Pollozhani aktualisht Rektorë i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Kurse është ribotuar në vitin 2020 kur Ministër i Arsimit ka qenë Arbër Ademi aktualisht deputet dhe koordinatorë i grupit parlamentarë të BDl.