Rajoni

Kjo është marrëveshja që Adem Hoxha ta votojë presidentin

Shpërndaje

Vota e deputetit Adem Hoxha, pritet të jetë përfundimtare për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kjo pasi që, nëse ai vendos të merr pjesë në seancën e sotme, mund të krijohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Sipas informacioneve, për të marrë pjesë në votim për president, Adem Hoxha, ka arritur marrëveshje me qeverinë aktuale.

Ai do të merr postin e zv.ministrit, do të ketë të drejtë t’i dërgojë dy këshilltarë në qeverinë Kurti dhe i është premtuar posti i drejtorit të Afirmimit të Marrëdhënieve Ndëretnike.

Këtë “marrëveshje” e ka konfirmuar edhe Fatmir Sheholli nga Instituti për marrëdhënie shqiptaro-serbe.