Aksidentohen dy vetura para ministrisë së Drejtësisë në qendër të Shkupit
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në qendër të Shkupit.
Dy automjete u përplasën rreth orës 21:00 afër Lovec, përpara Ministrisë së Drejtësisë.
Aktualisht policia po inspekton dhe përcakton shkaqet e aksidentit. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion nga Ministria e Brendshme nëse ka ose jo persona të lënduar.