RajoniTop Lajme

Mbërrijnë edhe 7.020 doza të Pfizerit në Shqipëri

Shpërndaje

7020 doza të tjera të vaksinës anti-COVID Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

Rama ka shtuar se të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijnë shumë shpejt.

“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë. Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike”, ka shkruar Rama.

Shqipëria synon që deri në fund të majit të vaksinojë 500 mijë qytetarë.

Postimi nga RAMA:

🔴 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund😍

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike💪

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë🤗🇦🇱