Lehtësime të reja, në dasma dhe koncerte mund të ftoni deri në 1000 mysafirë!
Me pakon e re të masave lehtësuese, që u propozuan nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dhe që u miratuan nga Shtabi i Krizës, parashihet që të rritet numri i mysafirëve, të cilët mund të thirren në dasma dhe koncerte.
“Është shfuqizuar kufizimi i prej 100 mysafirëve në dasmë dhe ahengje dhe të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve dhe ahengjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
Gjithashtu u sjell vendim, që të hiqet ora policore nga 16 qershori 2021. Qeveria, për këto masa do të sjellë vendim gjatë seancës së ditës së nesërme.