Bota

Arrestohet në Dubai Sedat Peker

Shpërndaje

Sedat Peker, njeriu i nëntokës turke, për të cilin u raportuar se ka marrë pasaportë të Maqedonisë së Veriut me identitet të rremë të një shtetasi të vendit, është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari turk Alisher Delek I cili ka publikuar në Twitter se Peker është arrestuar në Dubai.

Peker në Turqi paraqitet si drejtuesi i një organizate të madhe kriminale, ndërsa së fundmi përdorte vido publikime të tij në Youtube në të cilat akuzonte shtetin turk I cili kishte lëshuar një fletarrst ndërkombëtar për kapjen e tj.

Ditw mw parw policia në Turqi kreu një operacion kundër anëtarëve të grupit kriminal të organizuar dhe udhëhequr nga Sedat Peker ku bastisi 121 adresa me urdhër për arrestimin e 63 të dyshuarve, përfshirë Sedat Pekerin, i cili ishte përcaktuar si kreu i grupit kriminal.

Të dyshuarit u zbulua se ishin angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete kriminale, duke përfshirë grabitje, sulme, ryshfet dhe krime të tjera, si dhe ishin të përfshirë në krijimin e një grupi të krimit të organizuar.