Nga Maqedonia në Gjermani vetëm të vaksinuarit / Ja cilat vaksina i pranon shteti gjerman
Nga dita e premte 25 qershor do të lejohen vizitat dhe udhëtimet turistike për personat e vaksinuar jashtë BE-së, ka bërë të ditur sonte ministria për Punë të Jashtme të Gjermanisë, transmeton SHENJA.
Lehtësimi i masave së pari do të vlej për personat që janë tërësisht të vaksinuar me vaksina të lejuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Për momentin, të miratuara janë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson.
Vaksina ruse Sputnik V dhe dy vaksinat kineze: Sinofarm dhe Sinovac ende nuk janë aprovuar nga agjencioni evropian.
Si persona tërësisht të vaksinuar llogariten ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë të vaksinës.
Për tu penguar mashtrimet me certifikatat e vaksinave, saktësinë e tyre do ta kontrollojnë avio kompanitë dhe policia.