Homazhe dhe Akademi Përkujtimore me rastin e 35 vjetorit të rënies së Xhemil Islamit
Me rastin e 35 vjetorit të rënies së Xhemil Islamit, sot Komuna e Gostivarit e nderoi këtë hero duke bërë homazhe te vend’prehja e tij në fshatin Raven.
“Kosova Republikë”, “Duam shkolla shqipe”, “Liri për shqiptarët e burgosur politik”, ishin disa nga parullat që para më shumë se tre dekada, Xhemil Islami me shokë i shkruajtën në Shtëpinë e Mallrave në sheshin e Gostivarit.
Xhemili do mbahet mend si një veprimtarë i cili mori pjesë edhe në demostratat sudentore në Prishinë në vitin 1981. Veprimtaria e tij patriotike dhe kombëtare fillon që në shkollë të mesme. Për patriotizmin e tij, ai në vitin 1982 nga ish sistemi jugosllav edhe burgoset.
Pas homazheve, vazhuam në hapësirat e Komunës së Gostivarit, ku u mbajtë Akademi përkujtimore me rastin e 35 vjetorit të rënies së veprimtarit nga Raveni i Gostivarit, Xhemil Islamit. Me prezenecën e tyre këtë Akademi e madhështuan Shpëtim Pollozhani, Kastriot Haxhirexha si dhe bashkvëprimtarë të tjerë të Xhemil Islamit.
Xhemil Islami u bë i pavdekshëm duke dhënë jetën për ne, ndërsa neve sot obligohemi të ndjekim rrugën e tij.
Ai na mësoi se ekzistojnë disa vlera: Pragu i shtëpisë, nderi familjar dhe dinjitetit kombëtar për të cilat ja vlenë të japësh edhe jetën.
Xhemil Islami ishte një i ri i cili në fillim të viteve të 80-ta u bë një nga zërat e shqiptarëve të Gostivarit dhe më gjerë për të drejtat tona, i cili hapur i tha STOP dhunës dhe diskriminimit ndaj neshë nga ish sistemi vrastar jugosllav.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe bashkëveprimtarët e tij!