Kundërshtoi Policinë e Kosovës, arrestohet një serb në Gazimestan!
Policia e Kosovës arrestoi të hënën një person në Gazimestan, ku serbët po shënojnë Vidovdanin, dhe gjithashtu sekuestroi flamurin serb.
I arrestuari është një i ri nga Podgorica i cili u ndalua pasi u largua nga Gazimestani, dhe kundërshtoi sepse forcat speciale të Policisë së Kosovës i kërkuan një murgeshe të hapte çantën.
Në mediat në Kosovë u raportua se ai u arrestua pasi “kishte kënduar këngë provokuese”, por policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me këtë rast.