Italia gjunjëzon Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale të Euro 2020
Italia është gjysmëfinalistja e dytë e Euro 2020.
Të kaltrit e Mançinit kanë gjunjëzuar Belgjikën, duke triumfuar me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar në Mynih.
Fillimisht, ishte mesfushori Barella që zhbllokoi rezultatin për Italinë në minutën e 31’, ndërsa Insigne në minutën e 44’, kurse te Belgjika, Lukaku ngushtoi rezultatin në 2:1.
Falë kësaj fitoreje, italianët arritën të siguronin një biletë për në gjysmëfinalen e Europianit, ku do të përballen me Spanjën.