MaqedoniTop Lajme

ASH kërkon heqjen e taksës në rrugën Tetovë-Gostivar: Qytetarët të ngrejnë zërin

Shpërndaje

Koaliconi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të heqin taksën në rrugën Tetovë-Gostivar, pasi siç thonë kjo rrugë nuk përmbush standardet e një autostrade.

Thonë, se nëse këtë nuk e bën qeveria brenda një jave, si grup parlamentar do të propozojnë në Kuvend ligj për shfuqizimin e kësaj takse.
Ndërkohë, kanë ftuar qytetarët të ngrejnë zërin.

“Urgjentisht të lirohen qytetarët nga pagesa rrugore në të ashtuquajturën autostradë Tetovë – Gostivar. Kjo rrugë nuk përmbush standardet bazë të një autostrade, nuk ka rrugë alternative, nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive e të mos flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmon numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë. Për këtë, nuk ka asnjë arsye bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet. Prandaj, ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veç më është domosdoshmëri. Nëse brenda javës Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës. nëse pushteti aktual tenton ta injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta. Njëkohësisht, i ftojmë qytetarët që ta ngrisin zërin!”, thanë nga ASh-ja.