MaqedoniTop Lajme

Zaev: Do të takohem me Ahmetin, ky është kushti për koalicion

Shpërndaje

Lideri i LSDM-së dhe Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se deri në fund të këtij muaji do të mbajë një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku ata do të diskutojnë bashkëpunimin e mundshëm në zgjedhjet lokale.

Sipas Zaev, bashkëpunimi kryesisht varet nga personi që do të nominohet.

“Një nga kushtet për t’u ulur së bashku është që të ketë kandidatë të profilizuar. Kjo është shumë e rëndësishme sepse as Zaev, as Ahmeti, as Mickoski dhe askush nuk i mban votuesit në xhepa dhe nuk i derdh në qendrën e votimit. Votuesit duhet të jenë të lidhur me personalitetin e individit. Prandaj thashë, zgjedhjet lokale janë zgjedhje të një personi. Palët kanë ndikim, por personi është thelbësor “, deklaroi Zaev. (INA)