Shkupi shënon 58 vjet nga tërmeti katastrofal
Shkupi edhe këtë vit me disa aktivitete dhe manifestime do të shënojë 85 vite nga tërmeti katastrofal në vitin 1963, kur qyteti u zgjua nën rrënoja, në të cilin 1.70 persona e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan.
Tradicionalisht të hënën, më 26 korrik, në orën 10:00 para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofal në Varrezat e qytetit në Butel, delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve do të vendosin lule.
Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Kisella Voda në bashkëpunim me Institutin për transfuziologji të hënën (26.07.2021) e organizon aksionin tradicional të dhurimit të gjakut. Aksioni, i cili do të fillojë në orën 9:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00, në Qendrën ditore për dhurim të gjakut në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”.
Tradicionalisht me rastin e përvjetorit të tërmetit, Qyteti i Shkupit dhe institucionet publike kulturore do të organizojnë ngjarje të shumta.
Në Muzeun e Qytetit të Shkupit të hënën në orën 19:00 do të mbahet lexim poetik I Organizatës së grave të Qytetit të Shkupit, ndërsa në orën 20:00 do të hapet ekspozita “Kolazh i një qyteti të shkatërruar”.
Në orën 9:00 do të organizohet “AvanTURA e Shkupit” – Shëtitje edukative për fëmijë nëpër të kaluarën e Shkupit, ndërsa pikë fillestare do të jetë Kulla feudale afër Shtëpisë së ARM-së.
Në orën 19:00 do të mbahet edhe inaugurimi solemn i Kejit të ri 13 Nëntori, I cili do të shoqërohet me interpretim të Orkestrës frymore të qytetit dhe ekspozitë në të hapur “Sinjalitika e rajonit qendror të Shkupit”.
Në Operën dhe baletin nacional në orën 20:00, si pjesë e Verës së Shkupit, do të mbahet shfaqja e baletit “Të gjithë në vallëzim”.
Programi për shënimin e 26 korrikut do të rrumbullakësohet me ngjarjen qendrore në orën 21:00 në Parkun e Qytetit, ku do të mbahet koncert i Filarmonisë së RMV-së dhe “Arhangel”, i titulluar si “Filarmonia dhe Arhangel për Shkupin”