“Negociatat u mbyllën”/ Familja nga Katari zyrtarizon Messin te PSG, zbulon ditën e prezantimit
Ndonëse në orët e fundit në garë për Messin hyri edhe Chelsea, të paktën presidenti Abramovich kërkoi të bisedohej me përfaqësues të argjentinasit, të gjitha indiciet deri më tani e çojnë yllin e botës te PSG.
Në rrjetet sociale ai që shkruan është Khalifah bin Hamad Al Thani, vëllai i Emirit të Katarit dhe anëtar i familjes që zotëron klubin parizien, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi. “Negociatat janë mbyllur zyrtarisht. Më vonë njoftimi”, – shkroi Al Thani me hashtags Messi dhe PSG.