Arrijnë 200 aparatet e para për votim biometrik në zgjedhje
Kanë arritur 200 aparatet e para për votim biometrik në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhorë (KSHZ) Oliver Derkovski, njoftoi se në 45 ditët e ardhshme do të kryhet edhe stërvitja e anëtareve të këshillave zgjedhorë.
“Dyqind terminalet të cilat janë dërgesa e parë nga Gjermania mbërritën sot. Ato do të na shërbejnë për trajnim në muajt dhe ditët e ardhshëm. Do të duhet të trajnohen bordet zgjedhore. Së pari duhet të trajnohen trajnuesit e atyre bordeve zgjedhore dhe për shkak të asaj këto pajisje do të jenë të mbushura me të dhëna fiktive nga ato të cilat janë të pranishme atje. Do të provohet si vendoset dora në to që të jenë gati në ditën e votimit”, tha kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski.
Ai paralajmëroi se katër dërgesat në vijim do të jenë me nga 950 terminale, si dhe në dërgesën e tretë do të jetë edhe softueri për mbushje dhe zbrazje të këtyre terminaleve, ndërsa siç tha, do të dorëzohen në mënyrë të njëpasnjëshme në javët në vijim, çdo javë nga 950 me atë që javën e tretë me atë dërgesë do të arrijë dhe softueri.
“Do të thotë, në paketime shumë më të mëdha do të jenë, ashtu që ajo dinamikë është dakorduar edhe me shkrim dhe do të realizohet në mënyrë shumë më të përpiktë me plus/minus një-dy ditë në rast të vonimit, në problemet me dokumentacionet teknike etj. Megjithatë, gjithçka do të zbatohet siç ishte thënë. Presim të plotësohet edhe ajo se më 1 tetor do të mbërrijë edhe dërgesa e fundit. Megjithatë, mund të vonohet dy-tre ditë që nuk do të thotë asgjë në procesin e plotë sepse ato duhet të mbushen me 13 tetorin, ndërsa diku më 15 tetor do të dërgohen në njësitë zgjedhore komunale që të shpërndahen në vendvotimet për votim”, sqaroi Dashtevski.
Ai është i bindur se gjithçka që është thënë do të realizohet, sepse, siç tha, bëhet fjalë për një kompani serioze.
Sipas kryetarit të KSHZ-së, vendi nuk ka bërë pilot-program në disa komuna nga e cila mund të shihet se si mund të funksionojë, sepse, siç tha, gjithçka është saktësuar në detajet më të vogla që të mos paraqiten probleme në ditën e zgjedhjeve.
Në pyetjen nëse kjo pajisje do të kontribuojë të rritet besimi në procesin zgjedhor tek qytetarët, ai theksoi se vendimi për përdorimin e saj ka qenë pikërisht për këto arsye.
“Vendimi është sjellur me konsensusin e të gjitha partive politike, në Kuvend ka kaluar me konsensus. Konsideroj se pasiqë të gjithë mendojnë se duhet të votohet me to, ndërsa tashmë ligji në atë drejtim ka ndryshuar para dy viteve dhe vihet si obligim ligjor, ne duhet ta zbatojmë atë obligim pa marrë parasysh në atë si do të jetë rezultati. Vendimi është sjellur në pajtim me të gjitha partitë politike për shkak të asaj që është besuar se me siguri zgjedhjet do të jenë më transparente dhe se do të sigurojnë proces më demokratik”, tha Dashtevski.
Ai përmendi se përveç 4000 terminaleve ka furnizuar pajisje plotësuese me to siç është skenari terminal, printeri terminal, kabllo, server, bateri atje ku nuk ka energji elektrike të mund të punojnë 24 orë.