Maqedoni

Ali Ahmeti: Me këmbëngulje kërkoj hetim të plotë për tragjedinë që shkaktoi dhembje kaq të madhe

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se lutjet e tija janë me Tetovën dhe me tetovarët, sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje.

Ahmeti ka treguar se ka takuar kryetaren Teuta Arifi, kryeministrin, ministra, por edhe prokurorin publik të shtetit, bashkë me policinë dhe stafin mjekësor.

“Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë rreth shkaqeve që shkaktuan kaq dhimbje për të gjithë ne. Sonte jam pranë familjeve të viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarit uroj të shërohen shpejt”, ka shkruar Ahmeti.