Pendarovski nesër mbledh Këshillin e Sigurisë
Nesër, më 13 shtator 2021 me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nga presidenti Stevo Pendarovski.
Në seancë, do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.